Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vdekja e 32-vjeçarit në Polici, Partia e Lirisë: Të japë dorëheqjen Bledi Çuçi

14:00 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi Blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vdekjes së mistershme të 32-vjeçarit Lear Kurti, Partia e Lirisë kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i bën thirrje të rinjve që të shprehin revoltën e tyre ndaj kësaj vrasje, që për të rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Lear Kurti, dënojmë me ashpërsi aktin kriminal të përsëritur të vrasësve me uniformë të Policisë së Shtetit, që po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë dhe në ambientet e Komisariateve, si Klodian Rasha dhe Ilvi Meta.

Humbja e një jete në një moshë kaq të re është jo vetëm një tragjedi familjare por trondit thellë besimin e të gjithë qytetarëve tek organet ligjzbatuese, misioni i të cilave është pikërisht mbrojtja e jetës, rendit dhe sigurisë publike. Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!

Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: “Pa krim nuk ka zhvillim”. Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen”.

Lear Kurti partia e lirise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.