Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdekja e Mbretëreshës Elizabetë/ Ambasadori britanik: I prekur nga shqiptarët që kanë ardhur për ngushëllim në rezidencën time

23:42 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasadori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, në një intervistë në Top Story ka falenderuar shqiptarët për ngushëllimin e shprehur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.

“Është vërtet prekëse të shohësh se si anembanë botës dhe, natyrisht, në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit kanë reaguar në një mënyrë që i ka tejkaluar plotësisht pritshmëritë e gjithkujt. Kam qenë shumë i prekur gjatë këtyre ditëve të fundit nga mënyra sesi shqiptarët kanë ardhur dhe kanë shprehur ngushëllimet në rezidencën time këtu. Në fakt, në të gjithë botën, kemi parë një vërshim pikëllimi e respekti, siç kemi parë edhe frymëzimin që na ka përcjellë Madhëria e Saj të gjithëve”, u shpreh ai.

Shumë pak njerëz kanë pasur mundësi të njohin një person tjetër të ngjashëm me mbretëreshën britanike që ka qenë një burim frymëzimi në shumë mënyra, shprehet Alastair King-Smith.

“Mendoj se për të gjithë ne që jemi të përfshirë në shërbimin publik, që kemi dëshirën për të punuar shumë, ajo është një simbol i vërtetë, veçanërisht për faktin se vazhdoi të kryente detyrat e saj deri në javën e fundit, për faktin që ajo ka pritur kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar nga  Çurçilli deri tek Liz Trus në javën e saj të fundit. Pikërisht. Fakti që ka përcjellë në detyrë kryeministrin e saj të parë dhe ka mirëpritur kryeministren e 15-të në jetën e saj, Liz Trus. Ajo është takuar, në mos gaboj, me 14 presidentë të SHBA-ve dhe më shumë liderë botërorë se çdo person tjetër në këtë planet. Kjo është me të vërtetë një arritje mbresëlënëse”.

Ambasadori britanik Elizabeth II
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.