Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vdekja e Mbretëreshës/ Mbreti Çarls III niset për në Londër, zbulohet ora e fjalimit

14:01 / September 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rhrhr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe Çarls III dhe bashkëshortja e tij Kamila janë larguar nga kështjella Balmoral, ku edhe u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme nëna e tij Mbretëresha Elizabeta II, për të fluturuar drejt Londrës.

Homazhet për Elizabeth II, e cila vdiq dje në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron, do të drejtohen sot në Dhomën e Komunëve nga Liz Truss, ndërsa vendi hyn në një periudhë të zgjatur zie kombëtare, për 17 ditët e ardhshme.

Mbreti i ri është fotografuar teksa linte kështjellën këtë mëngjes në një “Audi” ngjyrë gri dhe ndiqej nga ekipi i sigurisë me një Land Rover, për t’iu drejtuar aeroportit të Aberdeen.

Ndërkohë, sipas protokollit përshëndetjet e armëve dhe këmbanat e kishave do të tingëllojnë në të gjithë vendin sot ndërsa turmat mblidhen përsëri jashtë Pallatit Bakingham, ku flamuri “Union Jack” u ul në gjysmështizë mbrëmë.

As ora dhe as moti me shi nuk i kanë penguar njerëzit të grumbullohen me mijëra jashtë Pallatit dhe rezidencave të tjera mbretërore për t’i bërë nderimet e tyre monarkes më jetëgjatë të vendit.

Me mesazhe simpatie që mbërrinin nga e gjithë bota, Mbreti i ri udhëhoqi homazhet mbrëmë për “nënën e tij shumë të dashur” ndërsa foli për “trishtimin më të madh” për familjen e tij.

Charles foli për pikëllimin e tij dhe “respektin dhe dashurinë e thellë për Mbretëreshën”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

22:41 / September 15, 2026

Batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë

22:21 / September 15, 2026

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

22:00 / September 15, 2026

Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella

21:40 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.