Motra e Saimir Sulës ka protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë. Ajo kërkoi nga drejtësia të hetojë mbi rastin e vdekjes së të vëllait, teksa ngriti akuza për trafik organesh.
“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura. Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.