Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e së resë nga Kenia/ Klodiana Lala: Të huajat punësohen në kazino sepse nuk dallojnë figurat e njohura

22:05 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me rastin e vdekjes së 22-vjeçares keniane Joy Aoko. Lala deklaroi se vajza nuk ka qenë për shumë kohë në hostelin ku ndodhi ngjarja dhe se kishte aty vetëm 12 ditë, ndërsa shtoi se po të kishte pasur një veprimtari hetuese më të mirë do të ishin zbardhur shumë fakte.

Nga ana tjetër sociologu Ergys Mërtiri ka ngritur pikëpyetjen se pse në kazino janë punësuar vetëm vajza të huaja ashtu si Aoko, gjë të cilës Lala iu përgjigj me arsyetimin se kjo ndodh për shkak se ato nuk mund të identifikojnë figurat e njohura të vendit që frekuentojnë ambientet e lojërave të fatit.

Mërtiri shtoi më tej se rasti i çështjes së Aokos tregon korruptivitet dhe paaftësi nga autorët, pasi sipas tij vetëm një shqyrtim i dokumenteve të përkthyesit tregon se ai mund të jetë i korruptuar ose jo i aftë.

 Pjesë nga biseda:

Lala: Vajza nuk ka qenë gjithmonë në hostelin ku ndodhi ngjarja, aty kishte vetëm 10 apo 12 ditë. Po të kishte pasur një veprimtari hetuese më të saktë do ishin zbardhur shumë gjëra.

Mërtiri: Kazino është fundja fundit. Përse nuk punojnë dhe shqiptarë.

Lala: Në kazino nuk shkojnë njerëz të zakonshëm. Këto vajza punësohen sepse nuk i njohin figurat e njohura në vend.

Unë kam qenë në polici dhe vetë zyrtarët më kanë pyetur se si e kam parë këtë ngjarje. Nuk e kishin të qartë se çfarë ka ndodhur. Unë dyshoj te të gjitha mundësitë. Institucionet janë sjellë në mënyrë mizerabël me këtë dosje.

Nuk ka rezultuar se vajza përdorte substanca të ndryshme. Po ashtu nuk ka pasur një ekspertizë nëse ajo është përdhunuar apo jo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Është një tjetër aspekt i errët i kësaj historie. Institucionet janë mjaftuar me fjalë goje për këtë rast. Ajo ishte një pacient për mjekët. Mjeku duhet të arsyetonte. Prandaj ka kaq shumë mistere historia.

Mërtiri: Mua më duket se është rast korruptiv dhe rast paaftësie për të mbyllur çështjen e tyre. Kaq hapur sa janë janë shumë të trashë këta. Një hetim që mund të bëhet në prokurori mjafton të lexojë dokumentet dhe duket se dikush është i korruptuar apo i paaftë. Kjo tregon se nuk ka shtet dhe ndërthuren shumë gjëra. Ka qenë një vajzë e vetme dhe pa mbështetje.

Joy Aoko kazino klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.