Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vdekja e Sibelës/ Babai zbulon detaje tronditëse: Nëna e saj e çoi në këtë rrugë, ajo kishte lidhje me…

14:22 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 27-vjeçarja Sibela Abedini, u hodh nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë humbi edhe jetën, babai i Sibela Abedinit, Artani, në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të hapur”, ka folur për rastin e vetëvrasjes së vajzës, pas shantazhit me foto intime të bërë nga Altin Çoku.

Babai i Sibelës, tha se bashkëshortja e tij e ka çuar vajzën në këtë situatë.

Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun.

Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu.

Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim. Jam dënuar padrejtësisht.

Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë, pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.