Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kosovë, ku humbi jetën zv/ministri i Diasporës në Kosovë.
Meta shkruan se është shumë i tronditur nga ky lajm i hidhur dhe se i shpreh ngushëllimet familjes së Arian Dacit.
“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan Meta.
