Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vdekja misterioze e të riut shqiptar në burgun francez, i vëllai tregon bisedën e fundit

16:23 / January 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto refik mata1642156081
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I arrestuar për vjedhje, 29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të Tarascon në Francë. Autoritet franceze deklaruan paraprakisht se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë familjarët e të ndjerit.

Lidhur më këtë ngjarje të rëndë, familjarët e Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e njeriut të tyre të dashur.

Së fundmi vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për Abc hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa shton se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen.

Bekim Mata tregon momentet e fundit dhe bisedat me Refikun, në dhjetor të vitit të kaluar. Bekimi shprehet se vëllai i tij kishte një telefon në qeli dhe komunikonte thuajse çdo natë me të dhe me familjen. Edhe natën tragjike, Bekimi kishe komunikuar me Refikun deri në mesnatë. Më pas Refiku kishte komunikuar me një mik të tij deri në orët e para të mëngjesit të 17 dhjetorit. Sipas Bekimit, vëllai i tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim si dhe nuk kishte asnjë arsye për tu vetëvrarë. Ai ka një apel të fortë për shtetin shqiptar dhe autoritete përkatës. Ai kërkon të paktën një shpjegim zyrtarë nga autoritet franceze për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes së 29-vjeçarit.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze.” thekson Bekim Mata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.