62 vjeçarja Chen Oeurn, 62 dhe nipi i saj Morn Kakakda ishin duke prerë një pemë palme për të ndërtuar një kotec pulash.
Por aksidentalisht ato goditën një fole grerëzash teksa prisnin gjethet e pemës dhe u sulmuan, tha zëdhënesi i policisë vendase, kolonel Chuon Samang.
62-vjeçarja dhe nipi i saj pesë vjeçar u sulmuan nga rreth 30 grerëza. Ata pësuan pickime të shumta në fytyrë, qafë dhe në gjoks.
Gjyshja dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte nipin e saj duke e transportuar në shtëpi, por pesë vjeçari vdiq në shtëpi pak pas sulmit. 62 vjeçarja u dërgua në spital nga fqinjët dhe mbetet në gjendje të rëndë.
