Të shtëna me armë u raportuan këtë të diel në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet edhe për një viktimë. Dyshohet se viktimë është një grua e cila punonte banakiere në lokal. Grupi hetimor ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes. Personat që kanë kryer këtë ngjarje mund të kenë qëlluar me armë jashtë lokalit.