Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vdes në spital kirurgu i njohur, ishte i infektuar me COVID-19

12:40 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto screenshot 11595576368
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të premten në mëngjes ka vdekur Dr. Ali Tolaj, kirurg në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë.Tolaj ka punuar si kirurg që nga viti 1988.

Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare. I ndjeri Tolaj ishte diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm në Gjakovë.

“Na trishtoi pa masë lajmi për ndarje nga jeta këtë mëngjes i Dr. Aliut, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij. Ai nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vet rezultoi pozitiv për COVID-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan në njoftimin e spitalit të Gjakovës.

Vdekja e Tolajt është cilësuar humbje e madhe për gjithë sistemin shëndetësor.

Vetëm pak minuta më pas ka vdekur edhe mjeku Sylejman Rexhepi, si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, dr. Avni Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se sot në mëngjes është njoftuar zyrtarisht nga kolegët e tij, të cilët kanë qenë kujdestarë në Mjekësinë Sportive.

Mjeku Rexhepi po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë.

Rexhepi është mjeku i tretë që ka humbur jetën nga koronavirusi, pas mjekut familjar në komunën e Vitisë, Fadil Zuka dhe kirurgut në Gjakovë, Ali Tolaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit/ Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën

19:03 / August 25, 2026

Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

18:21 / August 25, 2026

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.