Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një njërin prej pikave të rrjetit të supermarketeve “Big Market”.
Burime bëjnë me dije se një punonjëse 36 vjeçe është aksidentuar brenda ambienteve të supermarketit ku edhe ka humbur jetën.
Gruaja ka rënë nga lartësia teksa po punonte në ambientet e “Big Market-it” duke pësuar vdekjen e menjëhershme.
Pas aksidentit, kolegët e saj e kanë marrë gruan për ta dërguar me makinat e tyre tek spitali Amerikan 3.
Pas pranimit të urgjencës, dhe kryerjes së kontrolleve mjekësorë, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte humbur jetën më herët duke mos mundur të bënin për shpëtimin e saj.
Menjëherë, stafi i spitalit ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë trupin për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
Në raportimin ditor të policisë për ditën e djeshme nuk rezulton se ngjarja e rëndë është pasqyruar.
