Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Veliaj i dhuron veteranit të luftës dhe shkrimtarit Sevo Tarifa “Medaljen e Mirënjohjes” në 95-vjetorin e lindjes

17:20 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 08 13 at 5.18.07 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Veterani i luftës, shkrimtari dhe publicisti i njohur, Sevo Tarifa, festoi 95-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor kryebashkiaku, Erion Veliaj, i rezervoi një pritje në zyrën e tij për ta uruar.
Veliaj i ka dhuruar Tarifës edhe “Medaljen e Mirënjohjes” së Tiranës. “Doja shumë një kujtim nga dita e sotme dhe po ashtu edhe në emër të qytetit t’ju dhuroj një medalje mirënjohjeje për të gjithë ata njerëz që i vlerësojmë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, që kanë fituar respektin e brezave, që kanë qenë të ndershëm pavarësisht kohës dhe sistemit, por që kanë treguar që mund të jesh i ndershëm në Shqipëri, mund të punosh me dinjitet dhe t’i ndihmosh njerëzit,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Tarifa edhe në këtë moshë është një frymëzim edhe për brezat e rinj. “Je shumë frymëzim për ne. Të falënderoj shumë që kauza si ajo e luftës, si antifashizmi ju dhe gjithë brezi juaj, shokët tuaj i kanë mbajtur gjallë edhe për brezin tonë. Tani është sfida jonë që t’i mbajmë gjallë për brezin tjetër. Të dhëntë Zoti jetë e shëndet dhe do të doja shumë që Medaljen e Mirënjohjes që ne e ruajmë për personalitetet që i kanë dhënë këtij qyteti kaq shumë kontribute, ta kishe sot për ditëlindje,” tha Veliaj.

Edhe veterani e shkrimtari i njohur u shpreh i emocionuar për këtë surprizë dhe vlerësim nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. “Është kujtim i bukur. Kam dhe mirënjohjen që na u dha për përvjetorin, por kjo është simbolike, shumë e bukur. Ambienti këtu, biseda, ftesa që na bëre, të falenderojmë për të gjitha,” u shpreh Tarifa.

Sevo Tarifa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.