Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar kontratën e lidhur në 2016 mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së , e cila ka katër vite që ka skaduar.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj i është përgjigjur deklaratave të Metës, duke theksuar se nëse kanë pak dinjitet, të lirojnë ndërtesën publike.
“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.
