Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj me socialistët e Njësisë 1: Nën drejtimin e Ramës dhe PS, Shqipëria po transformohet çdo ditë. PD si ”kokoshi një thelë”

19:35 / June 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 06 14 at 19.00.29
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se sot Shqipëria po jeton ditët e saj më të mira. Gjatë takimit me strukturat socialiste të Njësisë 1, ai nënvizoi se nën drejtimin e Edi Ramës dhe PS-së, Shqipëria po transformohet çdo ditë.

“Tirana sot është e mbushur me turistë. Ka ardhur koha të themi ‘na mbytën turistët’. Po të tilla halle paçim se këto janë halle të botës së parë. Dikur Tirana ka pasur halle të botës së tretë, kur e gjetëm pa puseta, pa ndriçim, të zaptuar cep më cep. Kemi gjetur një Tiranë që, kur jepeshin leje ndërtimi, i nxirrnin banorët të flinin në rrugë te Pallati me Shigjeta. Nuk kanë kaluar 100 vjet nga kjo histori, por vetëm 10 vjet. Nën drejtimin e Edi Ramës dhe familjes tonë, Partisë Socialiste, kemi transformuar Shqipërinë nga e zeza në të bardhë. Jemi në ditët tona më të mira që nga shpallja e Pavarësisë”, u shpreh Veliaj.

Në këtë përvjetor të 33 për PS, Erion Veliaj solli në vëmendje edhe kohët e vështira të socialistëve. “Kemi ndërtuar 42 shkolla të reja. Ata [opozita] nuk të lënë as t’i përmendësh emrat e shkollave se lodhen duke i dëgjuar sa shumë janë ndërtuar. Ne nuk lodhemi duke i ndërtuar, duke i bërë me standarde, si çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Këto janë gjërat që duan njerëzit. Por, teksa sot kujtojmë vërtet ditët më të mira të Shqipërisë dhe të Tiranës, kujtoj edhe kohët tona të vështira. Kujtoj kohët e ’94-ës, Referendumin, edhe sot shumë prej atyre që ne do nderojmë, janë luftëtarë të atyre betejave, që e mbajtën me thonj, me dhëmbë, PS-në”,- tha ai.

Veliaj u shpreh se fakti që PS votohet masivisht, duke fituar me diferencë të thellë votash, vjen si rezultat i punës duke u shërbyer të gjithëve njëlloj, pavarësisht bindjeve politike. “Sot shikojmë se si kundërshtari shpërbëhet vetë. I janë sulur njeri-tjetrit. I tregojnë bëmat e njëri-tjetrit, gabimet e njeri-tjetrit, krimet e njëri-tjetrit. Ishte një kohë kur ajo parti [PD] ishte në pushtet dhe i ngrinte njerëzit në karrierë në varësi sa socialistë kishte rrahur. Nëse kishe rrahur Edi Ramën, nëse kishe rrahur Blendi Gonxhen, nëse kishe rrahur Erion Braçen apo Servet Pëllumbin, apo nëse kishe zhdukur Remzi Hoxhën. Ky ishte sistemi i karrierës në kohën e atyre [PD]. Sot, sa më shumë punë të bësh, sa më shumë njerëzve t’u shërbesh, aq më shumë votohesh. Fitorja jonë historike me 60 mijë vota në Tiranë, më e thella ndonjëherë në historinë e Tiranës, është shpjegim i kësaj, që ne nuk iu kthyem me revansh, ne u kemi shërbyer të gjithëve njësoj”, nënvizoi ai.

Erion Veliaj PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.