Arrestimi i Erion Veliajt, është tema kryesore e diskutimeve në këtë seancë plenare. Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko pati një replikë ndaj akuzave të PD-së.
”Ashtu si çdo koleg, ndihem në pozitë të vështirë, kjo përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut tim, Erion Veliajt. Përveç fëmijës, çdo familjar i tij sot ka një urdhër nga Gjykata.
Por asnjëri prej neve këtu nuk u ngrit dhe të akuzë Dumanin si mercenar. Nuk u çua që të akuzojë SPAK-un si organizatë kriminale, apo të akuzojë ambasadoren amerikane me një fjalor të pahijshëm, presidentin apo dhe ish-sekretarin e shtetit”,-tha Majko. Nga ana tjetër, kolegëve të PD-së i tha se do të shihen tek kutitë e votimit më 11 maj.