Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj nga Kamza: Vulëhumburit kanë hallin e vilave, që duan të shtojnë për vete, dhe jo hallin e shtëpive tuaja

19:25 / March 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gttt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, opozita është ‘vulëhumbur’, që nuk rregullojnë dot as shtëpinë e tyre politike. Nga Kamza, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së aty, Veliaj shtoi se ata e kanë hallin te vilat e tyre, e jo të zgjidhin hallet e njerëzve.

“Këta që kanë humbur vulën, nuk i rregullojnë dot shtëpitë tuaja. Mjafton të kujtoni skenat e 8 janarit, kur një pjesë e revolucionit digjte selinë e gjysmës tjetër të revolucionit. Një çmenduri! A mendoni se këta njerëz, që janë gati të djegin shtëpinë e tyre, do rregullojnë shtëpitë tuaja? Njerëz që janë gati të shkatërrojnë selinë e tyre, do rregullojnë shkollat e kopshtet ku shkojnë fëmijët tanë? Njerëz që janë gati të shkatërrojnë të ngjashmin e tyre me shkopa bejsbolli, vare, qysqi, kokëdash, do shërojnë plagët tona? Një parti që djeg shtëpinë e vet, që s’rregullon dot oborrin e vet, dhe një parti që nuk  menaxhon dot trafikun e vet, e sigurt që nuk bën dot asnjë propozim, asnjë punë dhe asnjë sukses as Kamzës dhe as Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu se i kemi inat ata. Një njeri që ka tre vila në Lalz e disa tek Rolling Hills e nëpër gjithë periferitë e Tiranës, qartazi nuk ka halle. Zihen për vulën se duan të shtojnë vilat e tyre, ndërkohë ne ‘hahemi’ me njëri-tjetrin se duam të kapim afatet, të mbarojë pallati, shkolla, kopshti, çerdhja, të mbarojë parku. Është tjetër debat ky i yni, ku ne cytemi me njëri-tjetrin për sa më shumë sukses, jo për sa më shumë tërheqje pas”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe seancat e fundit parlamentare, për të cilat tha se kemi më shumë pritshmëri për fëmijët se ç’kemi për deputetët e Parlamentit.

“Motra ime, Lindita, ka pasur një javë dhe një muaj të vështirë për të disiplinuar një hapësirë që duhet të jetë hapësira jonë më elitare, më civilizuese, më e ndritur. Një hapësirë ku ne diskutojmë për ligjet. Ne, në demokraci, biem dakord që të mos biem dakord; ne ngremë dorën dhe votojmë, shumica ecën përpara. Në kopësht, nëse kalamajtë zihen për një lodër ndërhyn menjëherë edukatorja. Edhe në Parlament, lodra është mikrofoni dhe ai apo ajo që drejton u thotë:  Njëherë ti, njëherë ti! Por nëse ne  kemi më shumë pritshmëri për fëmijët e kopshtit se ç’kemi për deputetët e Parlamentit, ky është një moment reflektimi. Do të thotë se ne paskemi një brez të ri që është shumë herë më i emancipuar, shumë herë më civil, shumë herë më respektues i tjetrit, se sa ata që ne i konsiderojmë elitë. Shoqëria ka ecur shumë më përpara, është shumë më bashkëpunuese se një pjesë e politikës. Unë jam krenar për punën e Lindita Nikollës”, u shpreh Veliaj.

kamza veliaj Vulëhumburit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.