Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj për koalicionin Berisha-Meta: Nuk na tremb aspak. Na duhet më shumë se kurrë një lider i fortë si Rama”

13:49 / August 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj komentoi në një intervistë për News 24 nga Kievi dhe deklaratat e bëra një ditë më parë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha ku thanë se do të ketë një koalicion mes tyre.
Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nuk i tremb aspak pasi ata nuk kanë më se çfarë t’i japin Shqipërisë.
“Është diçka që shumëzohet me zero. Ata nuk kanë se çfarë mudn t’I japin Shqipërisë. Jo se Edi Rama është kryetari im i partisë, por është kënaqësi që të jesh në Kiev, pavarësisht kontekstit shumë tragjik, dhe kur përmendet fjala “Shqipëri” dhe “Qeveria e Shqipërisë”, ndihesh krenar. Edhe pse unë përfaqësoja vendin më të vogël, por fakti që Shqipëria e ka ngritur emrin e vet, reputacionin, peshën e vet përtej popullsisë modeste dhe ekonomisë modeste, është një moment krenarie.Nuk di lider botërorë të takohen me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Oferta e tyre që meqë ata janë vetë janë kyçyr dhe nuk udhëtojnë dot dhe nuk takojnë dot njeri, është që të kyçin dhe të gjithë Shqipërinë, më duket një ofertë absurd. Ndaj them ata mund të jenë dy, por çdo gjë që ata bëjnë bashkë e shumëzuar me zero, prap rezultati është zero.
Nuk kemi folur dot për shkolla në kohën e Kristalit dhe të Vitrinës. Në kohën e Ilir Metës nuk u ndërtua asnjë shkollë. Ilir Meta dhe Sali Berisha e kishin Bashkinë e Tiranës me Lulzim Bashën dhe nuk ndërtuan asnjë shkollë. Unë e kuptoj që ata kanë shqetësime, sigurisht Tirana e plehrave që ne I gjetëm në vitin 2015 ku plehrat ishin mullar dhe ato retë nuk kam për t’i harruar kurrë mbi Tiranë, një re kancerogjene që sot nuk është më. Duhet që Ilir Meta të prodhojë foto nga Kabuli për të ilustruar termat e veta se qartazi siç është në Lalz ajri I pastër ku ai shkon përditë përpara se të vijë në Tiranë për pak orë të hedhë helmin e ditës, ai ajër i pastër sot është dhe në Tiranë.
Nëse dikush në këtë proces ka bërë gabime ta ndjekë prokuroria, Edi Rama ka treguar që jo vetëm nuk mbron njeri, por sidomos nuk vret njeri. Në një kohë që Ilir Meta dhe Sali Berisha për të mbuluar skandalet e tyre vrisnin njerëz, jo më që nuk i dorëzonin, por prisnin dhe madje ishin dhe krenar për vrasjet që u bënin njerëzve. Jemi dy botë të ndryshme. Jemi dita me natën”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama që ka treguar se i del në ballë punëve. “Një botë që sot është kaq e trazuar, që ka nevojë për liderë të fortë dhe kriza e pandemisë dhe kriza e tërmetit, treguan që Edi Rama është lider I fortë, njeri që I jep dum punëve, që është I fokusuar dhe I disiplinuar për të kapur afatet dhe për t’u sigurar që Shqipëria nuk mbetet pas as për vaksinën dhe sidomos avangardë për çështjen e rindërtimit ku sot po na kërkohet të japim ekspertizë. Ndërkohë që nuk më rezulton se do njeri ekpertizë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ne na duhet më shumë se kurrë një lider i fortë si Edi Rama. Ndaj dhe besoj se shanset e tyre janë zero. Është një shumëzim me zero. Oferta e tyre ka qenë mediokre. Për mendimim tim ata janë rrënoja morale”, theksoi Veliaj.

Berisha Meta Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.