Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi në Top Story marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Veliaj theksoi se e konsideron kreun e qeverisë një “vëlla të madh”, ndërsa e cilësoi kryeministrin më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë.
“Unë e shoh si një bashkëpunëtor besnik, me të cilin kemi ndarë ditë shumë të vështira kur kemi humbur në opozitë. Disa herë për një fije në termat statistikorë të votimeve. Dhe sot e konsideroj një vëlla të madh që s’e kam pasur kurrë. Unë jam rritur pa një figurë mashkullore, kështu që Edin e kam pasur edhe për të më këshilluar në ditët e mia të para dhe sigurisht për të bërë edhe një pakt të madh.
Sot e konsideroj Edin padyshim, edhe pa asnjë, edhe unë sot jam kandidat, presim 10 ditë për fitoren tonë, Edin, kryeministrin më të mirë që ka pasur Shqipëria që nga koha e Pavarësisë, pa më të voglin dyshim. Dhe njeriun për të cilin historia e Shqipërisë dhe librat e fëmijëve tanë të historisë, do ketë vërtetë faqe të lavdishme, për një njeri që ka lënë më shumë gjurmë se të gjithë kryeministrat bashkë. Kjo është pak, por e sigurt. Këtë besoj unë sinqerisht”, tha Veliaj.
