Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj për padinë ndaj Berishës: Do e mbyllë karrierën si shpifës profesionist; Berisha një frikacak që vret pas perdeve

17:45 / May 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Në fund të jetës së vet politike do të damkoset dhe si një shpifës”. Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me kallëzimin për shpifje që ka bërë ndaj kreut të Foltores që sot iu shmang gjykatës.
Në një lidhje televizive me ABC, Veliaj u shpreh se qytetarët tashmë e kanë të qartë që Berisha përfaqëson një shpifës dhe njeriun që i ka shkaktuar kaq shumë fatkëqësi vendit.
“Unë besoj që antidoti, ilaçi për këtë kulturë të shpifjes, është që të shkohet në gjykatë dhe të thuhet kush janë këta Garda e Iranit, çfarë lidhje kanë. Dëgjova për një zoti Lopa. Pastaj pashë zotin Lopa me zotin Ilir Meta. Pra, këtu është një çorap, i cili gatuhet nga një njeri që për 30 e ca vite i ka përçarë shqiptarët, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, vendalinjtë me të ardhurit. Kjo duhet të mbarojë. Sali Berisha vërtetë është 80-vjeç dhe sot njerëzit më thonë – “Po lëre se është i roitur” – ose – “ hapi rrugë budallait”. Kjo gjithashtu nuk funksionon. Nuk thotë njeri në Amerikë ose në shtetet e zhvilluara në Bashkimin Europian hapi rrugë të marrit. Jo, të marrit i tregohet vendi. Shpifësit i tregohet vendi. Isha sot në gjykatë, Sali Berisha që ka kaq ditë që kërkon një debat, nuk erdhi. Nuk erdhi jo se kisha unë dyshim, por për të sqaruar për të gjithë ata që akoma e ndjekin, Sali Berisha është një frikacak. Një njeri që të vret pas perdeve të kryeministrisë. Një njeri që me familjen e vet hodhi një fshat të tërë në erë. Veshi mijëra nëna me të zeza në vitin ’97-’98”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pret që gjykata ta certifikojë Berishën edhe si shpifës. “Ajo që kam kërkuar, është që gjykata të certifikojë Sali Berishën si shpifës. Një njeri i cili nuk shkon kurrë përpara gjykatës, një njeri që nuk paraqitet kurrë në prokurori. Një njeri që nuk ka kurrë kurajo, s’ka pasur kurrë kurajo civile t’i përballë faktet, por vetëm shpif, shpif, shpif, e ka sjellë këtë vend në një situatë ku është bërë sport thuajse kombëtar që të shpifësh e të shash. Fatmirësisht nuk e bën shumica e poppullsisë, ndryshe do fitonte Saliu. Fakti që ai humbet 8 nga 9 betejat e fundit dhe së shpejti edhe të 9-ën, tregon që shumica e njerëzve janë seriozë. Unë besoj që me dënimin e Sali Berishës do marë fund një epokë, ku ai në fund të jetës së vet politike do të damkoset dhe si një shpifës. Nuk ka turp më të madh për një politikan, sesa të rrihet 8, 9 herë radhazi dhe të ketë një certifikatë për të mbyllur karrierën e tij si një shpifës profesionist”, shtoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.