Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj për protestën e pedagogëve: Cilët profesorë janë të pavarur? SHIK-asit e Gazidedes apo deputetët e Foltores?!

18:52 / October 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta e pedagogeve 19 tetor frame 2646 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje pedagogëve që po protestojnë për rritje të pagës, të mos pengojnë mësimin për studentët në një situatë kur e gjithë bota po vuan nga rritja e çmimeve dhe inflacioni për shkak të luftës në Ukrainë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se në këtë kohë kur vendi po vuan pasojat ekonomike, për shkak të luftës, “elita e SHIK-ut dhe e Foltores” po le studentët pa mësim.

“Këto historitë e tipit: ‘Jemi të pavarur, s’jemi me asnjë parti’, kur në fakt ke qenë deputet i PD dhe ish drejtor i SHIK-ut të Gazidedes, janë me u tall keq me inteligjencën e miletit. Megjithatë, çdo SHIK-s i Gazidedes ka të drejtë të protestojë, jetojmë në një vend demokratik. Kush jemi ne të themi që ti s’ke të drejtë të protestosh? Çdo profesor, ish-deputet i “Foltores”, i gjumit, i mëngjezores, të gjithë kanë të drejtë të protestojnë se janë njerëz, në demokraci biem dakord që të mos biem dakord, është mëse normale. Por pyetja është: A është seriozisht ky momenti për këtë?”, tha Veliaj.

Si antitezë të kësaj sjelljeje, kreu i Bashkisë solli shembullin e një mësueseje që i duhet të udhëtojë çdo ditë nga lagja “Ali Demi” në Zall-Herr për të mësuar fëmijët. Veliaj u shpreh se kërkesa e pedagogëve në këtë kohë krize është fyese.

“A është ky momenti? Kur të gjithë janë duke punuar si të ndihmojnë, si të kontribuojnë, si të solidarizohen? A është ky momenti kur ti thua unë do mendoj për fundshpinën time dhe dua rrogën time tani? Kjo nuk shkon! Në momentin që kemi profesorë që sillen në mënyrë të tillë, kjo është fyese. Fyen inteligjencën e shumë e shumë njerëzve. Një ditë do të shkruhet historia e këtij vendi, siç është shkruar historia e Luftës së Dytë Botërore. Kush ishte antifashist dhe antinazist dhe kush ishte kuisling, kush u bë palë me pushtuesin. Prapë do lindë kjo pyetje: Kur ne ishim në betejë me Rusinë – dhe ata që marrin lekë nga Rusia thonë do i bëjmë luftë kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë – profesorët me kë janë? Ditën kur partitë që marrin para nga Rusia thonë: Poshtë Edi Rama, poshtë kryetari i bashkisë – po profesorët me kë ishin? A ishin me studentët?”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se ata që humbin nga ky bojkotim i mësimit janë studentët. “Kemi përpara një luftë që s’e kemi organizuar ne, kemi një inflacion nga Putini, që s’e kemi ne në dorë, kemi tregje që janë çmendur, janë jashtë kontrollit tonë. Sa dolëm nga pandemia e tërmeti, nuk vajtën të rinjtë në shkollë, pra humbën gjimnazin, humbën edhe universitetin, kurse profesorët, elita e SHIK-ut dhe e Foltores, thotë ne s’do bëjmë mësim? Por, a nuk kanë për të humbur nxënësit?!”, nënvizoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.