TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

5 ushqime që do të zhduken pas disa viteve

08:29 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Veliaj pret Kampionin Olimpik të volejbollit, Donald Suxho: Djem si ty po i tregojnë botës që me punë e përkushtim shqiptarët bëhen

12:18 / January 22, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ylli i kombëtares amerikane të volejbollit, i cili ka origjinë shqiptare, Donald Suxho, u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e vlerësoi ish-kapitenin e skuadrës së SHBA-së në volejboll, i cili ka prekur majat e volejbollit, nga kampionatet botërore e deri te Lojërat Olimpike, dhe i dhuroi Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit.

“Ti je gjysmë çun Tirone, edhe pse prej babait je me rrënjë në Korçë, prandaj të konsideroj si vlerësim të qytetit tonë, një djalë i cili ia ka dalë vetë, që është përballur me sfida dhe sakrifica të jashtëzakonshme për të qenë kampion olimpik edhe në 2004, në 2008 e 2012, dhe për të treguar që nuk është punë geni. Shprehja “Ne shqiptarët s’bëhemi” nuk funksionon më! Ne shqiptarët bëhemi! Pse u bëre ti? Ke gen edhe nga Korça, edhe nga Tirana. Kjo do të thotë kush punon bëhet, kush sakrifikon bëhet, kush derdh djersë dhe harxhon orë në atë që beson, mund të bëhet,” tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin që këtë vit ku Tirana është dhe Qyteti Europian i Sportit, masivizimi i sportit është një mundësi e mirë për të rinjtë që merren me sport dhe për të ardhmen e sportit në vendin tonë. “Unë besoj se Tirana 2023, si Viti i Sportit, është një ogur i mirë për përgatitjet e Lojërave Olimpike 2024 në Paris. Në Tiranë kemi hapur të gjitha palestrat për kurse pas mësimit, kemi mijëra fëmijë që janë përfshirë, por duam të përfshijmë më shume, dhe Viti i Sportit është një vit ku ne reflektojmë e nderojmë personalitete si ty, por është edhe një vit ku ne duam që, personalitete si ty dhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë këtu dhe në botë, të inkurajojnë fëmijët që të ndjekin këto gjurmë. Ndoshta, jo të gjithë do të bëhen si Donaldi, ndoshta jo të gjithë do kenë mundësi që të jenë në ekipet olimpike më të mira të botës, por unë besoj se një lojtar olimpik nuk është vetëm ai që është në një ekip elitar, por është edhe një qytetar i mirë,” tha kreu i Bashkisë.

Kampioni Olimpik Donald Suxho, i cili aktualisht është trajner i ekipit klombëtar të volejbollit të Kosovës, tha se ndihej vërtet i vlerësuar dhe i lumtur që tashmë kontribuon për sportistët shqiptarë. “Është nder i madh. Kemi ikur të vegjël, por sporti na ka mbajtur gjithmonë. Mbaj mend ateherë, në Shqipëri ishin kohë shumë të vështira. Sporti na ka mësuar edhe shumë mësime të jetës. Sporti na ka sjellë prapë këtu në Tiranë. Sporti është një gjë fantastike. Është një nder i madh për mua të kthehem në Shqipëri dhe Kosovë dhe të jap eksperiencën time edhe për fëmijët dhe të rinjtë,” u shpreh ai.

Veliaj nga ana e tij tha se Bashkia e Tiranës do të ishte e gatshme të mbështesë edhe me bursa sportistë të rinj, të cilët duan të marrin eksperiencën më të mirë nga skuadra të suksesshme të volejbollit botëror.

Erion Veliaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023

Moti për këtë të dielë, temperatura në rënie

08:07 / January 29, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023

Moti për këtë të dielë, temperatura në rënie

08:07 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

08:38 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.