Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj takim me peshëngritësit që do të përfaqësojnë vendin në Kampionatin Europian: Na bëni krenarë për sukseset tuaja

14:02 / March 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 604229be75482
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, premtoi se dy sportistët do të vijnë me medalje nga Kampionati Europian. “Faleminderit për përkushtimin, për angazhimin ndaj Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, jo vetëm tani, por edhe më herët”, u shpreh ai.

logo

 BREAKING NEWSNEGOCIATAT/ PARLAMENTI EUROPIAN JEP LAJMIN E MADH PËR SHQIPËRINËx

POLITIKE

Veliaj takim me peshëngritësit që do të përfaqësojnë vendin në Kampionatin Europian: Na bëni krenarë për sukseset tuaja; model për të rinjtë shqiptarë. Ja kush janë dy emrat e njohur

s

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL5 MARS 2021

Veliaj takim me peshëngritësit që do të

Evangjeli Veli dhe Briken Çalja do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Moskë. Të dy sportistët, së bashku me Presidentin e Federatës, Elez Gjoza, u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u uroi suksese në garë dhe të na bëjnë krenarë. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, premtoi se dy sportistët do të vijnë me medalje nga Kampionati Europian. “Faleminderit për përkushtimin, për angazhimin ndaj Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, jo vetëm tani, por edhe më herët”, u shpreh ai.

  • Kryetarit të bashkisë i dërgohet zarfi me 3 plumba brenda, kërkohet mbledhje e jashtëzakonshme

Kryebashkiaku përgëzoi sportistët, por dhe Federatën e Peshëngritësve, për rezultatet në kampionatin kombëtar që u mbajt në qytetin e Durrësit, pas një viti pa aktivitete për shkak të pandemisë, ku Briken Çalja u shpall jo vetëm kampion kombëtar, por vendosi edhe dy rekorde të reja kombëtare. “Jam shumë krenar për të dy kampionët tanë, Brikenin për meshkuj, i cili theu jo vetëm rekordin e tij kombëtar, por edhe atë europian. Mezi pres ta shohim të thyejë edhe zyrtarisht një rekord në garat europiane. Shumë urime gjithashtu edhe për Evin, e cila ka ikur e vogël nga Shqipëria, por fakti që s’e ka harruar, që mban uniformën e Tiranës, uniformën kuq e zi, më bën të ndihem shumë krenar”, tha ai.

Veliaj shtoi se në vitin 2022, që do të jetë viti i Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë, sporti do të ketë një vëmendje të veçantë. Dy kampionët falenderuan kreun e Bashkisë për mbështetjen e madhe që po i jep sportit, veçanërisht atij të peshëngritjes. “Jam krenare që dolëm fitues të kampionatit e që jemi sportistët më të mirë të klubit të Tiranës, sepse kemi pasur shumë mbështetje”, u shpreh Veli. “Falenderoj kryetarin e Bashkisë për përkushtimin që ka ndaj sportit, gjithashtu edhe klubin Tirana, sepse mbështetja e tyre përkthehet në rezultat, që është ogur i mirë për ne”, tha Çalja. “Jam shumë krenar që jeni heronjtë model! Mezi pres t’ju duartrokasim në sukseset e ardhshme! Të kryqëzojmë gishtat për atë që na vjen, për Kampionatin Europian në Rusi, dhe do ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme t’i mbajmë këto rezultate, në mos, t’i çojmë më tej”, e mbylli fjalën e tij Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.