Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj: Teatri i ri, angazhim i panegociueshëm

12:45 / August 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i Teatrit të ri është një angazhim i panegociueshëm thotë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjatë inaugurimit të një këndi të ri lojërash në njësinë nr. 8 në kryeqytet/

“Teatri do të bëhet, ky është një angazhim edhe një përkushtim i pazëvendësueshëm e i panegociueshëm. Të gjithë ata që mundohen të bllokojnë këtë proces më kujtojnë se janë i njëjti grup që kanë qenë edhe tek lodrat te liqeni, edhe te Pazari i ri, edhe kur kemi ndërtuar shkollat, edhe kur ndërtuam bulevardin, edhe kur punuam për zgjatimin e Lanës, edhe kur bëmë Bulevardin e Kasharit. Pra, është i njëjti grup i cili shëtit dhe thotë mos prek këtë, mos prek atë”, deklaroi ai.
Veliaj tha se zgjedhjet e 30 qershorit ishin edhe një referendum për atë që do të jetë Tirana e së nesërmes, ndërsa siguroi se premtimet do të mbahen përpara se të plotësohen katër vitet.

“Të gjithë ata që kërkojnë një referendum, ne sapo bëmë një referendum, në datën 30 qershor. Edhe në lagje të tilla në atë referendum premtuam Teatrin, në atë referendum premtuam edhe stolat. Një nga arsyet pse kthehemi në këtë mikrohapësirë është sepse mbajtëm premtimin. Nuk do presim 4 vite me mbajt premtimet në këtë lagje, por as nuk do presim 4 vite me mbajt premtimet për Tiranën, siç është Teatri, siç është vazhdimi i Bulevardit deri në fund, siç është Unaza e Madhe, dhe siç është zgjatimi i Lanës në të dyja drejtimet, si në veri, si në jug, për t’u siguruar që Tirana e së nesërmes ka më shumë hapësirë, por ka edhe më shumë infrastrukturë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Teksa nënvizoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, Veliaj garantoi qytetarët e Tiranës se puna do të vijojë pavarësisht pakicave të zhurmshme që përpiqen të krijojnë pengesa. “Për parti të cilat vetëshpallin fitoren, nuk marrin pjesë në zgjedhje, vetë përjashtohen nga sistemi, dhe premtojnë gjëra që nuk do t’i realizojnë kurrë se nuk do zgjidhen kurrë, Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. I garantoj të gjithë qytetarët e Tiranës që, siç nuk jemi tutur nga asnjë pakicë e zhurmshme këto katër vite që kaluan, as në katër vitet që do vijnë nuk do ketë asnjë hap prapa. Do të vazhdojmë me të pestin, për t’u siguruar që Tirana e së ardhmes ka edhe teatër, edhe shkolla, edhe kopshte, edhe çerdhe, edhe parqe, edhe terrene sportive”, tha Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.