Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj: Tirana ndihma në ushqime e veshmbathje drejt Kievit

15:42 / February 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7cdb98f8 a815 4752 876b 9a3ab8fd2ebc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se qytetarët shqiptarë po solidarizohen çdo ditë e më shumë me Ukrainën dhe se shumë shpejt kryeqyteti do të nisë ndihma drejt Kievit. Në fjalën e mbajtur në eventin hapës të projektit rajonal “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e bizneseve start-up në Ballkanin Perëndimor”, Veliaj kujtoi se dy muaj më parë ai u takua me homologun e tij ukrainas, kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko, me të cilin tha se ndanë sfida të ngjashme, por ajo që i diferencon dy vendet tona është fqinjësia e mirë.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është shumë e rëndësishme – të mendosh jo vetëm veten, por edhe se sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë, të rrethohesh nga fqinjë që duan më të mirë tënde, të cilët duan që edhe ti të ecësh përpara, siç ne e kemi fatin të jemi me këta fqinj – ose mund të jesh i rrethuar nga fqinj që mendojnë si të të pushtojnë, si të avancojnë pretendimet e tyre territoriale. Shembujt më të mirë po na vijnë nga Ukraina, nga aktivistë të ngjashëm me ju, nga kryetarë bashkie të ngjashëm me disa prej nesh këtu, me disa programues dhe kodues që, edhe pse në kushte të vështira, po dalin me ide kreative – e ky takim na shërben edhe për të reflektuar pak, për të qenë mirënjohës për disa gjëra që ndoshta i marrim për të mirëqena, deri në ditën kur nuk i kemi më ose kur shohim se dikush i humbet këto brenda natës, e ngryset në një vend të lirë dhe gdhihet në një vend të pushtuar”, vijoi Veliaj.

Ai tha se së shpejti do të nisen drejt Kievit edhe ndihma konkrete. “Ne si qytet jemi përfshirë me këtë frymë solidariteti – besoj i patë sot edhe flamujt në autobusët publikë apo aktivitete të organizuara nga shumë të rinj gjatë gjithë kësaj fundjave – ndaj nesër kemi një takim zyrtar me ambasadën e Ukrainës në Tiranë për t’u siguruar që edhe ne si Bashki mund të ndihmojmë me batanije, veshmbathje apo ushqime, që mund të rezistojnë një kohë të gjatë. Ne do bëjmë pjesën tonë modeste, ndaj do t’i ftoja të gjithë të bënin pjesën e tyre,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.