Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj tregon ambicien për Tiranën nëse fiton zgjedhjet

22:52 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tregoi këtë të hënë në emisionin “Opinion” se cili është projekti i tij kryesor nëse fiton edhe një mandat tjetër. Veliaj tha se bëhet fjalë për Bulevardin e Ri dhe sipas tij në këtë mënyrë kjo administratë lë trashëgimi “pajën e 100 viteve që vijnë” për Tiranën.

“Ambicia ime është patjetër Bulevardi i Ri. Është dyfishimi i shtyllës kurrizore të Tiranës. Ne kemi 70-80 vjet që i themi Tiranë e Re një zonë që është me pallate silikate dhe nuk mund të thuhet më Tirana e Re. Stadiumi “Selman Stermasi” do të jetë pjesë e një projekti. Rruga “Komuna e Parisit” do të jetë gjithashtu e transformuar, por unë besoj që ajo që quhet ‘legacy’, pra paja që kjo administratë do t’i lërë Tiranës, do të jetë padyshim Bulevardi i Ri me Gjykatën e Lartë, me Polin e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Zonën e Artit Modern, Pallatin e ri të Kongreseve, një super shesh të bukur dhe bashkia e re. Them që duke dyfishuar shtyllën kurrizore të Tiranës do të kemi lënë pajën e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj.

Ndërsa politikisht, Veliaj tha se ka sfidë që një ditë pas zgjedhjeve të bashkojë të gjithë kandidatët që të kontribuojnë për Tiranën.

“Politikisht sfida të hënën do të jetë t’i ftoj të pestë kandidatët për të kontribuar për Tiranën dhe për të filluar një traditë të re ku ai që fiton zgjedhjet duhet të lejojë që të punojë. Sfida e parë do të jetë si të frymëzoj një bashkim pavarësisht bindjeve tona që Tiranë të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.

ambicia Erion Veliaj tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.