Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj uron Krishtlindjen nga Kisha Ortodokse: Më shumë dashuri, më pak inat. Këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët

18:58 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 12 25 at 18.54.45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përcolli sot urimet për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja Ortodokse për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se vendin e çojnë përpara vetëm shqiptarët të bashkuar.

“Gëzuar festën. Jo vetëm gjithë besimtarëve por edhe të gjithëve ju që jeni në krye të detyrës, në një ditë ku shumica e njerëzve janë pushim dhe kanë marrë kohë me familjen e tyre. Është një bekim i madh që ajo që ne marrim si të mirëqenë, që është harmonia e besimit është në fakt diçka që kultivohet përditë dhe këto vizita janë pjesë e këtij kultivimi.

Fakti që përtej politikës, përtej ndasive, prejardhjes, secili bashkohet në festa të tilla të bën që të urosh sikur të jetë Krishtlindje përditë, sikur të ishim përditë kaq të mirë, sikur të ishim përditë kaq bashkëpunuese. Nëse do jetonim përditë sikur të ishte Krishtlindje apo Pashkë apo Bajram dhe Ramazan, atëherë unë besoj që do ishim përditë më të mirë me njeri tjetrin, jo vetëm në ditët speciale. Lutja dhe urimi im është të jetojmë përditë si të jetë një Krishtlindje dhe të jetojmë përditë me një motivim që ta çojmë këtë vend përpara.

Ne kemi kuptuar që këtë vend e çojnë përpara vetëm shqiptarët, siç kemi kuptuar që po shqiptarët mund të pengojnë njeri tjetrin, për ta çuar vendin përpara. Uroj tek secili një mendje të kthjellët, më shumë dashuri, më pak inate dhe cic-mice, më shumë punë, më pak llafe e llogje, intriga dhe më shumë frymëzim për të ecur përpara, se sa duke mbajtur kokën mbrapa për të larë hesapet e së kaluarës. Faleminderit e gëzuar festën”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.