Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj zbulon surprizat e natës së ndërrimit të viteve

10:49 / December 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7676
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së Vitit të Ri në Tiranë. Nga koncerti me artistët më të mirë shqiptarë e deri të spektakli i fishekzjarrëve, Veliaj tha se këtë vit risia është se në sheshin “Skënderbej” do ketë pafund turistë që kanë zgjedhur kryeqytetin tonë për të festuar ndërrimin e viteve.

“Do të kemi një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh. Koncerti fillon që në orën 21:00 dhe do të performojnë disa artistë. Kemi kuptuar se për vitin e Ri, Tirana është një destinacion i shumë turistëve të huaj, që vendosin ta kalojnë fundvitin në një qytet unik, ndaj e fillojmë koncertin pak më herët. Në orën 12.00 do të bëjmë numërimin mbrapsht dhe fishekzjarret. Do jetë një spektakël i vërtetë për fëmijët, më pas do të vijojë koncerti deri nga ora 02.00-03.00 e mëngjesit. Pastaj fillon puna për pastrimin e Tiranës. Data 1 janar është data më sfiduese për punonjësit tanë të pastrimit, të cilët teksa njerëzit janë ende duke përtypur gjelin dhe duke bërë pak gjumë, ata duhet të dalin që në orën 05.00 të mëngjesit. U jam vërtet mirënjohës sepse janë të parët për të pastruar e rregulluar qytetin. Ftesa që u kemi bërë gjithë qytetarëve është: Spektakli i fishekzjarrëve të Bashkisë del e tepron. Nuk ka nevojë të plasin fishekzjarre sepse kemi kaluar disa vite të mira pa incidente në Tiranë. Do doja që edhe ky të ishte një vit i mirë. Piromania për të pasur secili ‘armën’ e tij duhet të na kalojë një moment. Më vjen mirë që çdo vit Tirana është më mirë. Pothuajse s’kemi dëgjuar shashka gjithë këtë vit. Policia ka bërë punën e saj. Dua ta mbajmë kështu edhe sot me festat, për t’u siguruar që kalojnë pa incidente”, u shpreh Veliaj në News 24.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamje nga Nikaj-Mërturi: Projekti ALPS promovon potencialin turistik të zonës

09:21 / July 29, 2026

 Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Pritet nisja e procedurave për ekstradim

08:24 / July 29, 2026

Horoskopi, 29 korrik 2026

08:11 / July 29, 2026

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.