Pasi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Veliu gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë, vjen një reagim i ashpër nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se ky veprim nga ana e Veliut ishte një skandal i dyfishtë, ndërsa shtoi se ai duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.
Sipas demokratit, nëna e 15-vjeçari është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.
“Keto metoda te Sigurimit te Shtetit, Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!
Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!”, shkruan Paloka.
