Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Veliu pret homologun çek: Marrëveshje për patrullim të përbashkët në sezonin turistik

09:44 / June 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliu 770x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Policisë çeke, Gjeneral Major Jan Švejdar, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të policisë çeke, ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë vizitës, Presidenti i Policisë Çeke ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva, dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Çeke, Adriatik Shino.

Veliu dhe Švejdar kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve dhe janë shprehur optimistë që marrëveshja e bashkëpunimit për patrullimet e përbashkëta mes dy vendeve të vihet në zbatim sa më shpejt.

Veliu ka falënderuar ambasadorin dhe oficerin e kontaktit për kontributin në forcimin e bashkëpunimit mes dy policive.

“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencave është shtrirë në disa fusha, qoftë mes drejtorive kundër narkotikëve, në fushën e sigurisë rrugore dhe në drejtime të tjera, por pavarësisht këtij niveli bashkëpunimi duhet të punojmë që ta forcojmë më tej. Një rast shumë i mirë bashkëpunimi është dakordësia dhe gatishmëria për nënshkrimin e marrëveshjes për patrullimet e përbashkëta gjatë sezonit turistik që nisëm që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u pengua implementimi i saj. Shpresojmë që me përmirësimin e situatës kjo marrëveshje të jetëzohet. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, tha Veliu.

Švejdar u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm mes policive të dy vendeve do të thellohet akoma më shumë në vijim. Ai nënvizoi se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Švejdar ka siguruar Drejtor Veliun se punonjësit e Policisë çeke që do vijnë të patrullojnë në Shqipëri, do të jenë të pajisur me pajisjet me të mira që disponon Policia çeke.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.