Pak minuta më parë është votuar si kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Ai mori 98 vota pro, ndërsa në garë ishin edhe Sokol Stojani, Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.
Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni nuk mori pjesë në votim për shkak të konfliktit të interesit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi në nisje të votimit se Gjermeni ka deklaruar konfliktin e interesit pasi e ka vëlla Artur Metanin.
Pas votimit, deputetët në sallë duartrokitën kandidaturën e Metanit, i cili më pas u betua para Kuvendit për marrjen e detyrës së re.
Nga viti 2002 deri në 2012, Metani ka qenë këshilltar i Presidentëve Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi