Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllai i ish-deputetit mund të fitojë lirinë në Holandë

11:06 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben frroku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liria thërret për “vrasësin e Policit”, kështu e ka vendosur titullin e saj gazeta holandeze “De Telegraaf”, ku citon si burime të sigurta avokatin e Arben Frrokut, vëllait të ish deputetit, Mark Frroku.

Në lajmin e dhënë nga media holandeze shkruhet se: Një vrasës shqiptar i kapur në Holandë mund t’i shmanget dënimit dhe të lirohet në HOlandë. Avokati i personit që ka vrarë një shef policie në kryeqytetin shqiptar, Tirana, sfidoi me sukses ekstradimin e tij.

“De Telegraaf” shkruan se Prokurori Publik dhe avokati Gerald Roethof i shqiptarit Arben Frroku konfirmoi këtë për De Telegraaf. Frroku u arrestua në aeroportin e Schipol-it më 9 maj të 2016, dhe që atëherë është mbajtur i burgosur në HOlandë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, por u arratis.

Gjykata e Hagës ndan të njëjtin mendim me avokatin e Frrokut se ekstradimi për vrasjen është në kundërshtim me nenin tre të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sepse nëse kthehej në Shqipëri do të thoshte se Frroku nuk do të lirohej më kurrë, vijon media holandeze.

Për shkak se e vetmja gjë që mbante Frrokun në Holandë, ekstradimi, nuk është më, dhe ai mund të lirohet në Holandë. Prokurori Publik po shqyrton ende ankimimin ndaj vendimit të gjykatës.

HISTORIA E ARBEN FRROKUT

Arben Frroku akuzohet për vrasjen e shefit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në 2013, për të cilin u dënua me burgim të përjetshëm në 2016. Por ditën që Gjykata e Apelit dha vendimin, Frroku u largua nga Shqipëria. Disa muaj më vonë u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë, dhe më Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, por ky i fundit deklaroi se nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri sepse kërcënohej nga gjakmarrja.

holande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.