Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vëllai i ‘Mandelës së Elbasanit’ kërkon në gjykatë rihapjen e dosjes së ‘99

21:49 / May 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vladimir Peqini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vladimir Peqini i dënuar me 25 vite burg në shtator të vitit 1999, njëherësh vëllai i Eduart Peqinit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mandela”, kërkon rihapjen e dosjes hetimore,pasi sipas tij gjykimi dhe dënimi është kryer në mungesë. Vladimir Peqini, në periudhën 1998-1999 kur është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij, nuk ka qenë në Shqipëri pasi qëndronte jashtë shtetit, duke ju fshehur drejtësisë.

Në kërkesën që ai ka depozituar në Gjykatën e Apelit Durrës, Vladimir Peqini, thotë se nuk ka pasur dijeni për zhvillimin e një procesi gjyqësor kundër tij në Shqipëri. Aq më tepër argumentohet në kërkesë se Peqini s’ka pasur asnjë të dhënë kur ka përfunduar procesi gjyqësor, e për pasojë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për apelimin e vendimit gjyqësor me nr.105 të datës 29 shator 1999, ku gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie në mungesë. Tashmë Vladimir Peqini, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar nga Apeli Durrës që të rivendosë në afat duke i dhënë mundësi Peqinit, të kryejë apelimin e vendimit të dënimit me 25 vite burg, vendim ky që tashmë ka marrë formë të prerë, raporton Report tv.

Nëse gjykata e Apelit Durrës në ditët në vijim do të pranojë kërkesën e Vladimir Peqinit, atëherë çështja e tij do rihapet sërish, ku do jetë prapë gjykata e Apelit që do vlerësojë provat materiale dhe do vendosë dënimin përfundimtar ose jo të Peqinit. Kujtojmë që katër vite më parë Vladimit Peqini, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri. Peqini është dënuar për veprat penale si: “Krijim dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur”, “vrasjeve me paramendim”, “vrasjeve me dashje të mbetur ne tentative”, “Vrasjeve me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Asgjësim kufome”, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërrim të pronës”, “Rrëmbim personi” dhe “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Rezulton se në përfundim të hetimeve dhe gjykimit të gjithë pjesëtarët e bandës, Eduard Peqini ose “Mandela”, u dënua me burg të përjetshëm. Vëllai i tij, Vladimir Peqini me 25 vjet burg, B. Xhenja 20 vjet, A.Peqini 25 vjet, L.Peqini 16 vjet, A.Peqini 13 vjet, ndërsa të tjerët mbi 10 vjet burg. Në total, kjo bande u dënua me 170 vjet burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.