Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Vëllai i Sara Hoxhës shton dyshimet për ndarjen e saj nga Ledri Vula

21:21 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ledri oo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës vijon të jetë në qendër të vëmendjes. 

Mes mohimeve të Sarës për ndarje, aludimet vijojnë të shtohen. Këtë herë është vëllai i saj ai i cili duket se i ka hedhur benzinë zjarrit. Kevin, për të cilin Sara ka folur disa herë në intervista dhe numëron goxha ndjekës në Instagram, ka bërë një veprim që ka rrëmbyer vëmendjen e “Revista Class”. 

Ai ka pëlqyer një postim në Instagram, ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës. Sikurse mund ta shihni në “screenshot”, mes pëlqimeve në këtë postim është edhe ai i Kevin që na ka befasuar jo pak. A është ky një konfirmim i ndarjes? Apo thjesht Kevin ka pëlqyer videon pa e lexuar çfarë shkruhet në caption? 

image 32

Vetë Sara jo më shumë se 4 ditë më parë mohoi zërat për ndarje. Reperi nuk është shfaqur në premierat e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara ka pasur rolin e parë dhe kjo ka nxitur çdo dyshim. Për më tepër ai nuk e ka mbështetur publikisht në rrjetet sociale. Në fakt Instagrami i Ledrit ka qenë i heshtur këto kohë. Ai ka hequr çdo postim, duke lënë vetëm 4 dhe nuk ka qenë aktiv. 

“Tapetin e kuq ma la mua duke qenë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua.”– tha Sara në premierën e filmit në Tiranë. 

Po në Kosovë pse nuk ishte? 

“Sepse Ledri ka obligimet e tij të cilave duhet tu shkojë pas dhe e shikoni vetë rrëmujën këtu. Ai nuk do merrte dot frymë. “- sqaroi mbrëmë në premierën e filmit në Prishtinë Sara, duke mohuar kategorikisht zërat për ndarje.

dyshimet Sara Hoxha vellai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.