Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllai i Sokol Olldashit akuza Berishës: Kërcënove çdo kryetar PD-je, që të votonin Bashën

15:46 / October 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 pls 1 1666180002
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e Sali Berishës se Sokol Olldashi humbi përballë Lulzim Bashës, pasi gaboi duke mos u mbështetur strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia, për vëllanë e të ndjerit, Ardian është një gënjeshtër.

Në reagimin e tij, Ardian Olldashi tha se Berisha ka kërcënuar çdo kryetar dege që të mos mbështesin vëllanë e tij në garën për kreun e partisë, teksa kujton edhe një episod se si Basha i ka shkuar Berishës në zyrë që t’i kërkonte që të tërhiqej nga gara, por ish-kryeministri e ka refuzuar.

“Nuk është e vërtetë! Ti e di mirë që Koli fitonte me çdo formulë. Të mërkurën në darke, pra ne datën 26.06.2013, Basha të erdhi ne zyre gati duke qarë dhe u këshillua me ty për një tërheqje të mundshme të tijën. Për ç‘arsye? Për arsyen se të dhënat që vinin e jepnin Kolin në avantazh. Ti ke marr personalisht në telefon pothuajse çdo kryetar nëpër rrethe.

Natyrisht jo për t’i uruar natën e mirë, sepse në fakt ishte darkë, por për t’i kërcënuar me shprehje që më mirë mos t’i perserisim. Ty dhe jo vetëm ty të vjen spontanisht pyetja: Nga i ditkam unë këto gjëra? I di nga ata që atë darkë ishin prezent në zyrën tende. Fatkeqësisht politika është i vetmi zanat për të cilin nuk bëhet shkolle. Rezultatet duken”, shkruan vëllai i Sokol Olldashit.

Sali Berisha ka krahasuar një ditë më parë të ndjerin Sokol Olldashi me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Berisha tha se Olldashi ka bërë gabim që ka dalë me mbështetjen e strukturave, ndryshe nga Basha që doli me anëtarët. Berisha thotë se është habitur me këtë gabim të bërë nga Olldashi, duke pasur parasysh aftësinë e tij.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, megjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thelbësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica.

Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.