Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vëllai i vrau nusen, vajzën dhe kunatën. Shqiptari kompensohet me 100 mijë euro pas 12 vitesh

19:12 / May 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
att 566467 0 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

100 mijë Euro shpërblim është shifra që kanë vendosur organet kompetente në Itali për të kompensuar Anton Melyshin për humbjen e gruas 24-vjeçare, vajzës 4 vjeçe dhe kunatës 19-vjeçare. Ato u vranë barbarisht nga vëllai i Antonit.

Pas 12 vitesh, Komiteti për Solidaritet për Viktimat nga Krimet e Qëllimshme dhe të Dhunshme në Ministrinë e Brendshme dha vendimin për dëmshpërblimin e viktimës që në këtë rast është Antoni.

Por avokatët e shqiptarit thonë se do të ankimojnë vendimin dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim edhe për kunatën e vrarë pasi pretendojnë që paratë janë dhënë vetëm për vrasjen e dy të parave.

Antoni, 30 vjeç, është murator. Në Tetor të vitit 2009 ai doli nga shtëpia si normalisht për të punuar në Stradella, një provincë në Pavia. Por kur u kthye në shtëpi gjeti një tmerr të vërtetë.

Vajza Klaudia, gruaja Rina dhe kunata Ornela ishin therur me thikë. Krimin e tmerrshëm që i kalon edhe kufijtë e imagjinatës e kishte kryer vëllai i tij, 24-vjeçari i quajtur Alfred.

Gratë e kishin ftuar atë për drekë në shtëpi ndërsa ai kreu një masakër të vërtetë ndaj tyre. Në fund tentoi që të vriste veten. Më pas vrasësi u deklarua me probleme mendore dhe për pasojë nuk u dënua për të paguar dëmet që kishte shkaktuar.

Antoni i ishte drejtuar gjykatave të Romës dhe Ministrisë së Drejtësisë për t’u kompensuar me 250 mijë Euro për çdo vrasje sipas ligjit në fuqi. Në fillim kjo kërkesë ishte refuzuar.

Ndërkohë avokati i Antonit thotë se vendimi i këtij gjykatësi duhej të rikthehej. Madje sipas tij komiteti në fjalë duhej që të kompensonte me nga 60 mijë Euro, tre jetët e humbura.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.