Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vëllezërit përfundojnë te ”Shihemi në gjyq” për pronën

19:40 / May 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vellezerit 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prona që ka sjellë dy vëllezërit nga Kosova, Mentorin dhe Fatmirin në seancën e ndërmjetësimit, ka shumë rëndësi për këtë të fundit. Me një nacionalizëm të thellë, Fatmiri tregon në “Shihemi në Gjyq” se projekti që ai kishte menduar të investonte në Malin e Robit do të punësonte shumë njerëz. Me lot në sy, ai i drejtohet publikut të “E diela shqiptare” duke bërë thirrje për sensibilizim.

Fatmiri: Kjo nuk është vrasje e imja shpirtërore. Mua nuk më kanë vrarë. Më kanë vrarë fëmijën tim, e kanë vrarë fëmijët tuaj. E kanë vrarë Shqipërinë. Unë prapë i lutem Zotit t’ia falë gabimet atyre. Dhe gjithë atyre që e sollën Shqipërinë në këtë vend. Të gjendet një gjuhë e pajtimit që ky vend të bëhet vend i mirë, i besëlidhjes shqiptare, se kjo ka qenë pasioni im.

Mentori: O vëlla unë ta di shpirtin, ta di zemrën. Të thashë, jam i gatshëm në këtë minutë të vdes për ty, për këtë punë nuk të fal se të kam paralajmëruar.

Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, Mentori i parashtron kërkesën e tij në mënyrë të qartë vëllait, Fatmirit. Ai kërkon investimin për të cilin ka derdhur para në zonën e Malit të Robit 25 vite më parë. Toka, e cila tashmë rezulton që ka blerëse bashkëshorten e Fatmirit, me të cilën po ndahet, duhet të kalojë si fillim në emër të dy vëllezërve. Por si do të jetë reagimi i Fatmirit me këtë kërkesë të vëllait të tij që i bëhet publikisht ?

Eni Çobani: Çfarë kërkoni nga vëllai juaj sot?

Mentori: Unë kërkoj nga vëllai im që si pikë e fundit e shpresës sime të ma japë një fjalë kur unë do ta marr pronën, kur do vijë fundi.

Eni Çobani: Pra ju po kërkoni nga vëllai juaj që kur do merrni atë pjesë të investimit që ju keni hedhur në atë zonë.

Proçedura e mëtejshme, siç shpjegon Eni Çobani, vijon duke arritur një marrëveshje me pronaren e tanishme, Emanuela Muçollin që është bashkëshortja e Fatmirit për të njohur dy vëllezërit si pronarët e vërtetë. Më tej, ata duhet të drejtohen në bashkinë e Kavajës për të marrë informacionet dhe zbardhjen e situatës së masterplanit. Ndërkohë, publiku shpreh përkrahjen e tij ndaj Mentorit.

Eni Çobani: Fatmir, pranon të bësh një deklaratë noteriale për të njohur detyrimin ndaj vëllait, ligjërisht?

Fatmiri: Unë ia njoh, ia jap krejt pronën se kam pasur aq probleme të mëdha sa jam i lodhur. Unë sot jetoj me shpresë të Zotit, duke medituar çdo ditë, duke iu lutur Zotit t’ia falë shqiptarëve gabimet, të pajtohen mes njëri-tjetrit.

PRONA shihemi ne gjyq Vellezerit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.