Dua Lipa ka bërë një postim vërtet interesant sot në Instagramin e saj!
Përmes një fotoje ku shfaqet e veshur me një bluzë me logo që lexon “Bond”, Dua Lipa shprehet se ndihet krenare për dy vëllezërit shqiptarë që besohet se janë krijuesit e markës.
Dy të rinjtë shqiptarë që njihen me emrin Arben dhe Kuj në Instagram janë krijuesit e kësaj marke veshjesh me logo dhe dizajn të veçantë që me të thënë të drejtën, s’ka mbetur VIP pa e veshur.
Po ti hedhësh një sy faqes BOND NYC në Instagram dhe zbuloi se emra të njohur të muzikës si Halsey, Lil Nasx, Hamilton apo Bad Bunny e kanë veshur këtë markë, që tashmë po njihet e po bëhet e famshme në mbarë botën. /iconstyle/





