Talenti dhe puna e shqiptarëve nëpër botë, është parë vite me rradhë. Që nga artistët, aktorët, modelet etj, kanë korrur suksese dhe kanë marrë vlerësime. Së fundmi krenarë na kanë bërë vëllezërit Arnold dhe Artan Balla, të cilët kanë lënë pa fjalë jurinë në “America’s Got Talent” me performancën e tyre akrobatike.
Vëllezërit kanë pasion akrobacinë. Nuk munguan “wow” dhe duartrokitjet gjatë të gjithë perfomancës së tyre derisa juria i dha tre pikët, ndaj do të jenë sërish në spektakël.
“Nuk e kisha parë kurrë më parë”, tha Heidi Klum. Ndërsa anëtarja tjetër e jurisë, Sofia Vergara u shpreh: “Jam shumë e habitur, se kisha parë kurrë më parë, ishte fantastike”.
Dy vëllezërit merren prej vitesh me akrobaci, edhe ose kanë studiuar në degë të tjera. Arnoldi 25 vjeç ka mbaruar shkollën për dizajn, ndërsa Artani 20 vjeç studion për juridik.