Athletic Bilbao kalon në finalen e Kupës së Mbretit. Baskët e drejtuar nga Ernesto Valverde triumfuan në “San Mames” me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Atleticos së Madridit, pas suksesit minimal 1-0 në ndeshjen e parë dhe u kualifikuan në finale, ku do të diskutojnë trofeun me Mallorcën e Vedat Muriqit.
Vëllezërit Williams ishin protagonistë absolutë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes me nga një gol e një asist secili. Bilbao gjeti edhe golin e tretë me anë të Guruzetas dhe vulosi përfundimisht kualifikimin.
Baskët konfirmohen kështu një ndër skuadrat eksperte të Kupës së Mbretit, pasi finalja e Sevillas do të jetë e 40 për ta në histori, teksa në 39 të parat kanë fituar 23 herë dhe kanë humbur 16 të tjerat.