Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vendet e Mesdheut duhet të reagojnë ndaj krizës klimatike”, Mattarella dhe 5 krerë të tjerë shtetesh apel

15:10 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
heatwave 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, sëbashku me homologët e tij të Greqisë, Kroacisë, Maltës, Portugalisë dhe Sllovenisë, të gjithë anëtarë të Grupit Arraiolos, u zotuan të mbështesin iniciativat e përbashkëta të veprimit kundër krizës klimatike dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe komunitetit ndërkombëtar për ta mbajtur këtë çështje në krye të agjendës së tyre politike.

Në2 apelin e tyre tyhueht se të gjithë vendet duhet që të reagojnë ndaj një fenomeni të tillë.

 “Siç pritej, kriza klimatike ka mbërritur dhe ka marrë përmasa shpërthyese, aq sa tashmë flitet për një gjendje të jashtëzakonshme klimatike”, thuhet në apel.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në fund të korrikut e quajti krizën aktuale një gjendje ‘vlimi global’.

Efektet e tij janë veçanërisht të dukshme në rajonin tonë, Mesdheun, i cili është i prekur rëndë dhe në rrezik të menjëhershëm jo vetëm nga mungesa e ujit dhe energjisë elektrike, por edhe nga përmbytjet, valët e përhapura të të nxehtit, zjarret dhe shkretëtirëzimi.

Dukuritë ekstreme natyrore po shkatërrojnë ekosistemin dhe po kërcënojnë jetën tonë të përditshme, stilin tonë të jetesës.

“Nuk ka më kohë për të humbur, nuk ka më kohë për të bërë kompromis për arsye politike apo ekonomike. Është e domosdoshme të veprohet dhe të ndërmerren nisma urgjente dhe efektive. Të gjitha vendet e Mesdheut duhet të koordinohen dhe të reagojnë, të angazhohemi në një përpjekje kolektive për të ndalur dhe rikthyer efektet e krizës klimatike“, është shprehur presidenti italian.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është detyrë e të gjithëve ne të veprojmë në këtë drejtim dhe të miratojmë politika konkrete që synojnë këtë përpjekje. Rritja e ndërgjegjësimit të publikut, edukimi dhe frymëzimi i etikës së përgjegjësisë mjedisore tek të gjithë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.