Kafja është një nga pijet më ekonomike, që zakonisht mund të porositësh pothuajse kudo.
Lokali i njohur “Proud Mary” në Melburn të Australisë, sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.
Lokali disponon një sasi vetëm për 22 filxhanë kafe.
Varianti i kafes është i kultivuar në rajonin e Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.