Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi i Apelit për logon dhe vulën e PD, Alibeaj: Nuk ka si të përçajë Partinë Demokratike

22:58 / March 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit për të dërguar për rigjykimin në Shkallën e Parë çështjen e vulës dhe logos së PD-së nuk ka si ta përçajë PD-në.

Në një prononcim për emisionin “Opinion”, Alibeaj ka deklaruar se asgjë nuk ka ndryshuar për Partinë Demokratike pas datës 3 Mars pasi ka thënë se është e njëjta situatë me atë para vendimit të Gjykatës së Apelit.

Enkelejd Alibeaj: Unë nuk komentoj vendim gjykatash sepse vendimet e gjykatës thjesht zbatohen sepse është edhe një model se si politikanët duhet të sillen ndaj institucioneve të tjera se si ata jashtë politikës nxjerrin produkt. Është kjo mënyra më e mirë se si duhet të sillet një pjesëtar i politikës dhe unë kam vendosur që të mbaj këtë qëndrim. Kur gjykatat flasin, të gjithë të tjerët duhet të heshtin.

Ky vendim nuk ka si të përçajë PD. Asgjë nuk ka ndryshuar për PD-në edhe para datës 3. Ishte një PD, flamuri, logoja dhe selia. Po ju them se kurrë nuk do të ndjehem triumfalist. Ky është moment i një përgjegjësie të madhe për PD-në.

Ky vendim është një moment i mirë përbashkues, ku demokratët të kuptojnë se armiku kryesor i tyre është regjimi i Edi Ramës dhe ka vetëm një mënyrë se si mund të luftohet. Demokratët të bashkuar në një aleancë të fortë me partnerët tanë, SHBA, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vlerat e tyre janë të demokratëve dhe vetëm kjo lloj mënyre e të parit mund dhe do ta mundë regjimin e Edi Ramës.

Apeli Enkelejd Alibeaj vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.