Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi i gjykatës ndaj Berishës, Këlliçi zbulon detaje nga biseda me ish-kryeministrin

22:45 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cilido do të jetë vendimi i gjykatës për masën e sigurisë ndaj tij, Sali Berisha është përgatitur vetë, por ka përgatitur edhe grupimin të cilin drejton.

Ish-deputeti, Belind Këlliçi, i ftuar në një program televiziv tregoi se ish-kryeministri ka qenë në dijeni të “skenarit” që do të ndiqet ndaj tij që prej tre javësh tashmë.

“Në komunikimet e mia me zotin Berisha, ai ka qenë shumë i qartë dhe para tre javësh më ka thënë mua personalisht që do t’i hiqet e drejta e komunikimit me qytetarët,” tregoi Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit tregoi po ashtu se strukturat drejtuese të partisë kanë nisur tashmë përgatiten për përgjegjësinë e shtuar që do të kenë në mungesë të liderit.

Megjithatë, cilido qoftë vendimi, duket se komunikimi i liderit të demokratëve me qytetarët apo aleatët nuk do të mungojë.

“Ka filluar të bëhen përgatitjet për këtë vendimmarrje. Berisha ka qenë i vetëdijshëm, ka anticipuar edhe mënyrën sesi do të komunikojë qoftë me opinionin e gjerë publik, qoftë me bashkëpunëtorët e tij. Do ta shihni në ditët në vijim”, tha Këlliçi.

Sa i përket vendimit të nesërm, Këlliçi shprehet skenari do të çohet deri në fund dhe se Berisha do të izolohet në arrest shtëpie.

belind kellici Gjykata vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.