Genci Gjokutaj, avokati i Sali Berishës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës dhe logos së partisë më të madhe opozitare në vend, e cila e riktheu atë në Gjykatën e Apelit. Për ty ky vendim është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj!
Prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimi i çështjes po në Apel legjitimon skandalin më të madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues të Basha & Alibeaj, ndërkohë që ata nuk kanë qenë palë në gjykimin në shkallë të parë!
Ligjërisht GjL duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës se Apelit për moslegjitimim të ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Drejtësia shqiptare ka rënë! Ajo sot është kthyer në Agjenci Shërbimi pranë Qeverisë dhe mercenarëve të saj”, shkruan Gjokuta.
