Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi i ‘Kolegjit’/ Gjyqtarët e Saliut dhe Ilirit vulosën 30 Qershorin

18:15 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë plot bereqet e ka konsideruar Erion Veliaj të hënën e sotme. Kjo, për shkak të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi me votë unanime 5 me 0 dekretin e Presidentit të Republikës me anë  të të cilit ai kërkoi të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri. 5 me 0.

Gjyqtarë të emëruar nga Saliu, gjyqtarë të emëruar nga Ilir Meta, jo gjyqtarët e reformës së re në drejtësi.

Ata s’i kemi parë akoma, por edhe gjyqtarët e emëruar nga ata vetë arrijnë të kuptojnë se nuk mundet demokracia të jetë një sport që ndryshon sipas oreksit të presidentit”, tha Veliaj.

Nga njësia 9 ku ai vijoi fushatën, Veliaj theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor konfirmoi se çdo gjë ka një afat, ashtu si edhe zgjedhjet që duhet të bëhen një herë në katër vite.

“Çdo gjë në këtë botë ka afat. Çdo gjë në këtë botë ka një vakt, çdo gjë në këtë botë ka një datë, ka një orë.

Mikut tim, rivalit tonë të respektuar pas 9 muajsh duhet të vinte djali; dikush që ka vënë gjellën në zjarr, byrekun në tavë, në furrë , pas një moment të caktuar duhet të dalë nga furra; kush po zë kos, duhet ta hapë se ndryshe prishet; kush kishte provimet sot të maturës duhej të paraqitej në provime se ndryshe nuk kalon dot maturën, nuk shkon në universitet; kush punon nëpër fusha, nëpër ara duhet të korrë produktin se ndryshe kalbet.

Askush prej nesh nuk mund të thotë: Ou, nuk jemi gati”, tha Veliaj.

tirananews.al vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.