Eurokomisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos i pyetur lidhur me vendimin e parlamentin holandez për pezullimin e lëvizjes së lirë, tha se deri më sot në Komisionin Europian nuk ka mbërritur asnjë njoftim i tillë nga shtetet anëtare.
“Me lejoni të them që deri më sot Komisioni nuk ka marrë asnjë njofti nga asnjë prej shteteve anëtare që kërkon pezullimin e lëvizjes pa viza, ose futjen në lojë të mekanizmit. Por nëse ndodh në të ardhmen që komisioni të marrë njoftim të tillë më besoni se ne do bëjmë një analizë të kudjesshme të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurën dhe të dhënat e disponueshem që kanë të bëjë me rrethana specifike të vendit. Kjo është e qartë prej nesh”, tha Avramopoulos.
Bashkë me kryeministrin Rama dhe drejtorin e Frontex, Leggeri u zhvillua një konferencë e përbashkët për shtyp. Lidhur me misionin e Frontex për menaxhimin e kufijve ata thanë se është një marrëveshje që do të ekzistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.