Qeveria Italiane ka aprovuar mbrëmjen e sotme (6 prill 2020) dekretin që lëvron likuiditetin e menjëhershëm prej 400 miliardë euro në ndihmë të biznesit italian.
“Është manovra më e madhe ekonomike në ndihmë të të gjitha sipërmarrjeve, e që është ndërmarrë deri më sot në Itali”, ka deklaruar kryeministri Conte në konferencën për shtyp.
200 miliardë euro do shkojnë në ndihmë të sipërmarrjve të tregut të brendshëm e 200 miliardë euro për ato të sektorit të transportit.
Në këtë dekret është parashikuar dhe ndërprerja e pagesave të skadencave fiskale për muajt prill e maj.
“Kur gjithçka do të marrë fund do të kemi një pranverë të re për vendin e do të mbledhim frutet e kësaj sakrifice”, tha Conte në konferencën e tij për shtyp.
Gjithashtu kreu i qeverisë italiane informoi se po punojnë për hartimin e instrumenteve të reja ekonomike në ndihmë të punonjësve e familjeve në nevojë e që priten të miratohen gjatë muajit prill.
Gjithashtu qeveria italiane ka aprovuar dhe dekret-ligjin mbi shkollën ku është garantuar siguria e vitit shkollor 2019-2020, për të gjitë studntët pavarësisht notave të tyre.
Të gjithë do të kalojnë vitin e tek studentët me mangësi në ecurinë mësimore gjithçka do të rekuperohet në muajin shtator.
Për nxënësit që duhet të japin provimet e mbylljes së ciklit të parë apo të ciklit të dytë shkollor janë menduar dy opsione zgjedhje në varësi të nivelit mësimor të tyre.