Këngëtarja Jonida Maliqi ka tërhequr gjithmonë vëmendje me tatuazhet e shumta që ka në trup. E kemi kuptuar se ajo i pëlqen shumë dhe nuk u habitëm aspak kur pamë se ajo ka bërë një të ri.
Në Instastory Jonida ka zbuluar foto të tatuazhit të ri që është një dedikim për familjen dhe shihen vitet e lindjes për secilin nga pjesëtarët. Por Jonida nuk ka qenë vetëm, ajo është shoqëruar nga i dashuri saj Romeo dhe kjo është kuptuar nga Instagrami i tij ku tregon se është në të një njëjtën studio dhe gjithashtu ka zbuluar tatun e tij.
Dyshja tashmë shihen të pandarë dhe duket se marrin dhe vendime të rëndësishme bashkë.


