Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

”Vendimi për Belerin ishte politik”, kryeministri grek tregon se kur ikën nga politika: Suprizë votimi për Shqipërinë në BE

15:54 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kyreministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis thotë se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë. Për të vendi ynë ka probleme me shtetin ligjor, ku shembulli konkret sipas tij, është arrestimi i Fredi Belerit.

“Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dy vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit”,-tha kryeministri grek për mediat e vendit të tij.

A do të thotë kjo një veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e tij Mitsotakis nënkupton surpriza në momentin e votimit. “Mendoj se mund ta kuptoni se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizim diplomatikisht nuk është diçka që mund të jetë temë e një diskutimi të parakohshëm publik, ndaj do të tregoj vetëm qëndrimet që kam shprehur tashmë në lidhje me të ardhmen e tyre evropiane. Si dhe besimi se fqinjët tanë do ta kuptojnë së shpejti se prosperiteti i tyre varet nga bashkëpunimi i tyre me Greqinë”.

Sa i përket kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Mitsotakis e cilësoi një vendim krejtësisht politik dhe një akt mirënjohje për minoritetin grek në Shqipëri. Nga ana tjetër, Mitsotakis paralajmëroi largimin nga politika në përfundimit të këtij mandati.  ”Nuk kam asnjë interes të qëndroj në skenën politike pas mbylljes së ciklit të kryeministres sime”.

Kyreministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.